×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ajo është zyrtare e lartë e VV’së”- Kështu e arsyeton anëtari i partisë së pushtetit kërkesën e Mihalit që të mos ndalet rryma

    Insajderi
    15 October 2024 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka komentuar bisedat e fundit të publikuara mes ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit dhe koordinatores së komiteteve të kësaj partie, Dejona Mihalit.

    Zaimi ndër të tjera është fokusuar në pjesën ku Mihali, në bisedat e publikuara, bën kërkesë që të mos ndalet rryma. Sipas tij, një gjë e tillë i arsyetohet sepse është zyrtare e lartë e një partie që ka fituar 50 për qind të zgjedhjeve, shkruan Insajderi.

    “Madje as nuk kërkohet të ndalet rryma, por të mos ndalet rryma deri sa të gjendet zgjidhja për furnizim. Jo po “kush është ajo të vendosë që rryma të mos ndalet”. Ajo është zyrtare e lartë e VV, dhe VV ka fituar dhe do të fitojë zgjedhjet me mbi 50% që të qeverisë me program e politika të ndryshme nga të shkuarat”, deklaroi ai.

    “Edhe më qesharake janë akuzat ndaj Nagip Krasniqit që ia kurseu Kosovës mbi 100 mln euro duke ndërprerë kontrata e tenderime të dëmshme”.

    “Dyfish qesharake akuzat ndaj Martin Berishajt që e akuzojnë për diçka që ka ndodhur në kohët kur qeverisnin ata vetë. Thënë shkurt, e akuzojnë për lobimin që ka bërë me qëllim që Kosova të mos e blinte energjinë e importuar nga kompani serbe, por nga kompani sllovene”, shtoi tutje ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark