“Ajo u bë viktimë”-Banoret e Big Brother shpërthejnë në lot - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ajo u bë viktimë”-Banoret e Big Brother shpërthejnë në lot

    Insajderi
    22 February 2025 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e sotme, gjatë Prime, u diskutua zgjedhja e Rozanës, Gjestit dhe Eglit, të cilët e quajtën Livian më të rrezikuar. Kjo ka sjellë “përçarje” në grupin e tyre, duke nxitur debate, ‘përplasje’, teksa nuk munguan as lotët pasi shikuan klipin që shfaqi të gjithë ngjarjen mes tyre.

    Deklaratat e tyre gjatë Prime-it:

    Livia: Klipi më preku në momentin e fundit, besoj se është normale. Dua të nis nga Gjesti.

    Gjesti: Pse nga unë?

    Livia: Me radhë… Kam ngelur keq dhe për Gjestin, sepse ai ka përmendur emrin pa u mbyllur televotimi. Në fund tha prapë Livia. Në fund të Prime-t, kur ne flasim dhe ai thotë që nuk kemi afrimitet, unë e pranoj. Nuk dua të merret për keq, por edhe motra tha që unë jam kujdesur për Gjestin. Gjithsesi ai ma tha këtë dhe është ‘ok’. Më pas Egli, e cila kur tha emrin tim, është ndikuar nga ajo që tha Gjesti. Është shumë e qartë kur ti ndjek Gjestin. Për Rozanën nuk e mendoj. Shoh një aleancë që janë tre vetë. Nuk janë ndikuar nga Gjesti. Akoma nuk kam një përgjigje nga ana e Rozanës. Është ajo kur unë nuk ndihesha mirë, ishte ajo që nuk donte të fliste me mua. U bë viktimë Rozana, ndërkohë që viktima isha unë. Kam kaluar disa nominime, kam kaluar disa situata. Por nominimi i fundit, që unë nuk isha as protagoniste atë javë… Kur një prej protagonisteve atë javë doli dhe unë jo, atëhere unë nuk isha dhe aq e rrezikuar.

    Rozana: Unë e kam treguar me vepra dashurinë për Livian. Në disa debate të saj, unë jam futur pa ma kërkuar ajo. Livia më ka kërkuar që pas debatit me G Banit, që unë mos të futesha në debatet e saj. Që nga ajo ditë unë nuk jam futur në debatet e Livias. Kur e mbroja, pse e mbron. Kur s’e mbroja, pse s’e mbron. Unë ja kam treguar Livias në momentin që e shpëtova në zinxhir. Nëse do mendoja për lojën, atëherë do zgjidhja Gjestin, por zgjodha me zemër. Ne na u kërkua kush rrezikon më shumë nga kolltuku blu. Pasi doli Krisa, unë pashë një avantazh të Loredanës bashkë me Tirin. Tiri ishte më i favorizuar se Livcia nga situata që ndodhi, në krahasim me Livian. Unë thash që është e rrezikuar Livia. Ajo po më akuzon që unë po marr protagonizëm nga situatat e Livias.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark