Akademi përkujtimore për të vrarët në Kumanovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akademi përkujtimore për të vrarët në Kumanovë

    Insajderi
    10 May 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në njëvjetorin e vrasjes së dhjetë personave në Kumanovë, sot në Prishtinë, do të mbahet akademi përkujtimore, e organizuar nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Gjakovë, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve, përcjellë Telegrafi.com

    10 të rënët në Betejën e Kumanovës janë: Xhafer Zymeri, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj, Fatlum Vishesella, Hysen Reshiti, Nysret Kaloshi, Samit Kastrioti, Turgaj Gashi, Valon Kabashi.

    Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar u zhvillua konflikti mes policisë së Maqedonisë dhe grupit të armatosur që njihet si ”Grupi i Kumanovës”.

    Nga ky aksion mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të sigurimit shtetëror ku figuron edhe një shqiptar i vrarë, Isamedin Osmani, ndërsa nga grupi shqiptar i armatosur mbetën të vrarë 11 persona, të cilët ishin të udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të cilët thuhet se janë vrarë pas dorëzimit.

    29 persona shqiptar të burgosur, kryesisht nga Kosova ende janë në procedurë gjyqësore, ku disa herë kanë deklaruar se janë pafajshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark