Çmimi i është ndarë kompanisë KEDS për programin e KEDS Akademisë. “Çmimi Social Good i është ndarë KEDS-it nga National Press Club në Ëashington D.C. në një konkurrencë të jashtëzakonshme të kompanive nga mbarë bota”, thuhet në njoftimin e KEDS.
Pranimin e çmimeve e ka bërë delegacioni i KEDS-it me në krye z. Mesut Serhat Dinc, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS-it dhe ideator e themelues i Akademisë së KEDS-it.
“Është një nder i madh ta marrim këtë çmim sot. Na përmbushë edhe më shumë fakti se ky çmim është ndarë për rininë e Kosovës. Përderisa shumica prej jush e kujtoni Kosovën në lajme kryesore teksa kalonte në një luftë të tmerrshme, sot rinia e këtij vendi po bën punë të palodhshme që të ndërtojë një vend ku secili jeton në paqe. Ky çmim është tregues se kjo po arrihet”, tha z. Dinc pas pranimit të çmimit.
KEDS njofton se programi i Akademisë së KEDS-it ka filluar që nga viti 2013 dhe merret me aftësimin dhe profesionalizimin e studentëve në sektorin e energjisë, ekonomisë dhe nxënësve të shkollave të mesme teknike.
“KEDS, përmes aplikimit përzgjedh studentët më të mirë dhe i trajnon ata në aspektin teorik dhe praktik pa asnjë pagesë. Trajnimet bëhen nga stafi menaxherial i kompanisë dhe profesorët me renome nga Universiteti Bogazici në Stamboll. Programi zhvillohet në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina””, thuhet në njoftimin e KEDS-it.