×
  • Lajme
  • Lajme

    Akademia serbe e mbështet kryetarin e vet i cili ka thënë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

    Insajderi
    10 March 2021 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë e përkrahu të martën kryetarin e akademisë, Vlladimir Kostiq, duke vlerësuar se është e papërshtatshme të deklarohet për atë se “a është Kosova pjesë e Serbisë” dhe ka mbështetur të drejtën e secilit anëtar për të shprehur mendimin e tij personal për tema të rëndësishme, transmeton gazeta serbe “Novosti”.

    Kjo është mënyra se si udhëheqja e ASHAS iu përgjigj iniciativës së akademikut Matija Beqkoviq që anëtarësia të deklarohet në lidhje me deklaratën e Kostiqit se në këtë moment, e vetmja mençuri politike është se si Serbia ta braktisë Kosovën, me elemente të dinjitetit, sepse ajo nuk është as de facto e as de jure në duart e Serbisë. Fjalët e tij shkaktuan një sërë protestash publike.

    Akademiku Matija Beqkoviq, i cili është i njohur si ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit, komenton se kumtesa e Bordit Ekzekutiv konkludon se “vetëm ata kanë të drejtë për mendimin e tyre”:

    “Ne që kërkuam që ASHAS të deklarohet nëse Kosova dhe Metohia është pjesë e Serbisë apo jo, ne nuk e paskemi atë të drejtë. Ajo që thashë në mbledhjen e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, si duket nuk i përmbush mundësitë procedurale në vetë shtëpinë tonë”.  

    Në fund, Beqkoviq pretendon se “askush nuk po kërkon nga ASHAS që të zgjidhë çështjen e Kosovës, por të deklarohet se a është në këtë moment, e vetmja mençuri politike se si të tërhiqemi nga Kosova me elemente të dinjitetit”, dhe shton: “Bie që më lehtë është të tërhiqesh nga Kosova sesa ta tërheqësh atë fjalë”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark