×
  • Lajme
  • Lajme

    Akademiku publikon foton e inxhinierit të pushkatuar – Familja e Luljeta Bozos i mori shtëpinë

    Insajderi
    24 March 2021 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politologu dhe pedagogu Ermal Hasimja ka postuar një foto në rrjetet sociale, e cila siç duket ka një histori pas saj. Ai shkruan se në vitin 1946, një inxhinier i ri 33 vjeçar, pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”.

    Më pas, një çift komunistësh (prindërit e Luljeta Bozos) shkojnë për të parë shtëpinë e tij nëse ishte e përshtatshme për të jetuar. Atyre iu pëlqen dhe e mbajnë për 50 vjet duke e lënë familjen e inxhinierit në rrugë.

    Më tej, Hasimja shkruan se në vitin 2021, vajza e çiftit komunist del dhe thotë komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija, duke iu referuar deklaratës së kandidates për deputete të PS-së, Luljeta Bozo.

    Politologu shprehet se për këta njerëz komunizmi kishte më shumë të mira se të këqija, pasi iu dhanë shtëpitë e të pushkatuarve.

    Postimi i plotë:

    1946, një inxhinjer i ri 33 vjeçar, pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”. Pak kohë më pas një çift komunistësh, vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete. U pëlqen dhe e mbajnë për gati 50 vjet duke lënë familjen e inxhinierit në rrugë.

    2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija. Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorrën familjet në rrugë.

    Problemi është se këta njerëz, përpara se të pyeteshin për komunizmin duhet të jepnin llogari për atë që bënë për 50 vjet, duhet të shporreshin nga hapësira publike e të turpëroheshin publikisht. SIç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark