Akademiku serb Matija Beqkoviq publikoi një video mesazh në të cilin ai thotë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë duhet të kumtojë qëndrimin e saj në lidhje me “çështjen më të rëndësishme dhe aktuale të Serbisë dhe kombit serb – Kosovën”.
Thirrja për Akademi që të deklarohet në lidhje me Kosovën është reagimi i Beqkoviqit ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të ASHAS, Vlladimir Kostiq, dhe polemikave në publik për këtë.
Në një video mesazh për Shoqatën e Gjuhëve dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Beqkoviq ka theksuar se ai pajtohet me akademikët Piper, Teshiq dhe Danojlliq.
“Ajo që unë mendoj për Kosovën dhe Metohinë është e njohur për të gjithë dhe unë nuk do ta përsëris atë. Ajo që kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë vazhdimisht për Kosovën dhe Metohinë është bërë një lloj kubi magjik. Disa, si edhe ai vet, besojnë se ky është mendimi i tij personal për të cilin ai ka të drejtë ndërsa të tjerët mendojnë se mendimi i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë nuk mund të jetë personal”, ka thënë Beqkoviq.
Siç shtoi ai, ky mendim u kundërshtua dhe u aprovua nga publiku dhe shkaktoi polemikë dhe peticione.
“Ishte arsyeja për demonstratat e para në historinë 150-vjeçare të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Dhe më e rëndësishmja, ajo ngriti dyshime mbi pozicionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë mbi Kosovën, për çështjen më aktuale dhe më të rëndësishme të Serbisë dhe kombit serb. Që të jemi të qartë për këtë është e nevojshme që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë të deklarojë zyrtarisht pozicionin e saj online dhe offline në këtë moment vendimtar, dmth që të gjithë anëtarët e saj të deklarohen, sepse Kryesia dhe Bordi Ekzekutiv tashmë janë deklaruar”, ka thënë Beqkoviq, i cili është i njohur për urrejtjen dhe nacionalizimin e tij ndaj shqiptarëve qysh nga koha ish-shefit të tij Sllobodan Millosheviq.
Të përkujtojmë, kryetari i ASHAS Vlladimir Kostiq ka deklaruar qysh para gjashtë vjetëve, se e vetmja mençuri politike është të gjejmë një mënyrë se si ta braktisim Kosovën me elemente të dinjitetit, sepse ajo nuk është as de facto dhe as de jure në duart e Serbisë.
Ai doli publikisht me të njëjtin qëndrim disa herë pasi ishte arsyeja e debateve të shumta në publik, të cilat arritën kulminacionin me një protestë./Insajderi.org.