×
  • Lajme
  • Lajme

    Akademiku serb: Nëse dikush guxon të nënshkruaj njohjen e Kosovës duhet të bëjë operacion plastik

    Insajderi
    03 June 2021 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nacionalisti i njohur dhe akademiku serb Dushan Kovaçeviq ka deklaruar se “ndoshta nuk ka asgjë nga rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, pasi nga 20 kushtet e mbetura vetëm një është i rëndësishëm – njohja e Kosovës si shtet i pavarur”.

    “Vetëm kjo dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Nuk më vjen mirë kur dëgjoj disa të mençur politikë që thonë se do të gjenin një zgjidhje për pajtimin përmes një bisede miqësore. Oferta e Vuçiqit për një zgjidhje kompromisi është refuzuar për vite me radhë, apriori, me ngritjen e numrit të kërkesave nga dita në ditë”, ka thënë Kovaçeviq për të revistën serbe NIN .

    “A e dini se cila është kërkesa shqiptare? Ju do të na pranoni atë që ju vodhëm dhe ne do t’ju pranojmë atë që nuk kemi vjedhur ende. Kështu do të arrijmë njohjen reciproke”, ka thënë nacionalisti i vjetër serb.

    Sipas tij, “askush në Serbi nuk mund ta pranojë kushtin e tyre, dhe edhe nëse dikush çmendet dhe mendon se do të nënshkruaj diçka kaq të turpshme, ai do të duhet që pas nënshkrimit të bëjë operacion plastik dhe të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tij në ndonjë bazë ushtarake në Arizonë. Natyrisht se as kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, sepse ndryshimi i kufijve kërkon ndryshim të Kushtetutës, i cili bëhet me referendum mbi këtë çështje”, ka pretenduar Kovaçeviq.

    “Për fat të keq, nuk do të ketë së shpejti ndonjë zgjidhje paqësore. Ndërsa për rrethanat tjera nuk dua të mendoj”, ka përfunduar Kovaçeviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark