Akanji para ndeshjes: Kosova është shumë e fortë dhe agresive - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Akanji para ndeshjes: Kosova është shumë e fortë dhe agresive

    Insajderi
    03 September 2025 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i ekipit kombëtar të Zvicrës, Manuel Akanji, ka folur sot në konferencë për shtyp para sfidës së të premtes me Kombëtaren e Kosovës.

    Futbollisti më i ri i Interit e ka vlerësuar lartë ekipin Dardan, por ka insistuar se Helvetikët duhet ta fitojnë këtë lojë për ta nisur mirë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

    “Ne nuk e patëm një kampanjë të mirë në kualifikimet e Kampionatit Evropian. Barazuam dy herë pasi na shënuan në minutën e fundit. Këtë të premte, patjetër që do të synojmë ta fitojmë ndeshjen dhe besojmë se mundemi. Por, nuk është një kundërshtar i lehtë (Kosova), ata janë shumë të fortë dhe agresivë. Ne duhet të jemi gati. E dimë që gjithçka fillon të premten”, u shpreh futbollisti i deridjeshëm i Manchester Cityt.

    Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel në ndeshjen që do të fillojë prej orës 20:45.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark