Akciza e naftës s’u hoq, ministrja Hajdari: Na thanë shtetet tjera se është gabim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akciza e naftës s’u hoq, ministrja Hajdari: Na thanë shtetet tjera se është gabim

    Insajderi
    30 June 2022 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha Qeveria nuk e ka përfillë kërkesën e opozitës për uljen e akcizës ose për heqjen e TVSH-së për arsye se shtetet që e kanë përdorë këtë metodë u kanë thënë se nuk është një vendim i drejtë.

    Në emisionin “Këndi i Debatit”, Hajdari deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me vendet siç është Maqedonia Veriore, mirëpo thotë se ata nuk po i propozojnë që edhe Kosova të merr një vendim të tillë.

    Siç thotë ajo, shtetet në fjalë i kanë thënë se nuk është vendim i drejtë të ulet akciza.

    “Ne pse nuk shkuam për opsionin për të ulur akcizën ose për TVSH-në është krejt për shkak të mësimeve nga gabimet e shteteve që na kanë komunikuar, se nuk ka qenë një vendim i drejtë. Unë jam konsultuar edhe me ministrat e rajonit si me atë nga Maqedonia Veriore, ministrin Bekteshi me të cilin jam në komunikim të përditshëm më thotë se ne e kemi rregullatorin e naftës dhe ne po i bëjmë kalkulimet, por prapë se prapë çmimi po rritet ndonëse ne e kemi ulur akcizën dhe është një mësim nga vetë përvoja e tyre që nuk na propozon që ne të marrim të njëjtin vendim”, tha Hajdari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark