AKI: Nuk ka më alarm për sulme në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKI: Nuk ka më alarm për sulme në Kosovë

    Insajderi
    18 April 2017 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar.

    Kryetari i Komisionit Haxhi Shala pas mbledhjes ka thënë se drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë në vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme ne Kosovë, shkruan Ekonomia Online.

    Ai tha që të gjitha organizatat janë nën hetime dhe për to nuk është biseduar më gjatë.

    Se a kanë qenë serioze këto kërcënime Shala tha se institucionet, kërcënimet duhet të i marrin seriozisht dhe se duhet të ketë gatishmëri.

    Ai madje ka thënë se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve. Shala tha se cak i këtyre sulmeve kanë qenë të gjitha ato figura të cilat janë përmend në media, nga presidenti kryeministri e të tjerët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark