Xhudisti që po dyshohet për dhunë në familje, Akil Gjakova do të dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Pejës.
Seanca pritet të filloj nga ora 15:00. Kështu bëri të ditur burimet e Insajderit brenda Gjykatës.
“Seanca dëgjimore ndaj xhudistit do të mbahet duke filluar nga ora 15:00 me kërkesë të prokurorisë”, tha burimi.
Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me denoncimin që gruaja e Akil GJakovës kishte bërë ndaj tij. Ai fillimisht ishte arratisur. U shpall në kërkim nga Policia. Pas një dite u dorëzua në Polici. Tani pritet të dal para Gjykatës Themelore në Pejë./ Insajderi.org/