Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror i xhudos - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botëror i xhudos

    Insajderi
    15 June 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror i xhudos që po mbahet në Budapest.

    Gjakova u ndal na raundin e tretë nga braziliani, Daniel Cargnin, shkruan Insajderi.

    Fillimisht, Akili kaloi në raundin e dytë pa luftë, kurse aty u përball me rumunin Iona Dzitac.

    Xhudisti kosovar arriti që me sukses ta kalojë rumunin pas vazhdimeve me një waza-ari, por kjo ishte krejt çfarë arriti të bëjë në këtë garë.

    Nesër do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, e cila do ta mbyll edhe garimin e xhudistëve kosovar në këtë Botëror.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark