Akil Gjakova ka zënë vendin e dytë në Grand Slam Paris 2025.
Në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, francezin Peter Jean.
Në xhiron e radhës ai mposhti me Ippon, japonezin Shusuke Uchimara. Kurse në çerekfinale mposhti me yuko, garuesin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev.
Në gjysëmfinale ai mposhti me Wazaari, garuesin nga Italia, Manuel Lombardo.
Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, por duke sjellë në shtëpi medaljen e argjendtë.