×
  • Sport
  • Sport

    Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, lufton për medaljen e bronztë

    Insajderi
    29 July 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa tani do t’i duhet të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë.

    Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin – me anë të Ippon-it.

    Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhte austriakun Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.

    Në rrethin e tretë, Gjakova e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden Score’.

    Italiani mori tri gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

    Në gjysmëfinale, xhudisti ynë u ndesh me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov – por që pësoi disfatë me Wazzari në “Golden Score”.

    Akili pas pak do të mësojë kundërshtarin për medaljen e bronztë, të cilën e synon përmes repesazhit. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark