Një shqiptar është arratisur nga burgu i Barcaglione në Itali mëngjesin e së enjtes. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Xhevdet Plaku i njohur me pseudonimin “Akili”.
Mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.
Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë.
Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.