Akisdent mes tri automjeteve – lëndohen tre persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akisdent mes tri automjeteve – lëndohen tre persona

    Insajderi
    05 December 2024 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në vendin e quajtur Kroi i Mbretit.

    Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Rreth orës 15:00 ne rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, fsh. Korroticë e lart, te Kroi i Mbretit është shkaktuar një aksident trafiku ne mes tri automjeteve; dy vetura dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti, sipas informatave fillestare raportohet se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark