Aksidentohet vetura e KFOR-it në Kaçanik, pesë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidentohet vetura e KFOR-it në Kaçanik, pesë të lënduar

    Insajderi
    23 May 2022 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksidentohet vetura e KFOR-it në Kaçanik. Zyra për media e KFOR-it ka bërë të ditur që të hënën ka ndodhur një aksident mes një veture të KFORIT dhe një veture tjetër, shkrun Gazeta Insajderi.

    Sipas komunikatës për media nga ky aksident janë lënduar pesë persona të cilët po trajtohen në spital.

    “Më 23 maj në afërsi të qytetit të Kaçanikut, në një aksident në mes të dy veturave, në mesin e tyre një ushtar i KFOR-it, janë lënduar pesë persona.

    Një automjet i KFOR-it dhe një veturë private janë përplasur.  Të gjithë të përfshirët kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje përpara se të transportohen në spital.

     Policia Ushtarake Ndërkombëtare e KFOR-it aktualisht është duke hetuar shkakun e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.  Detaje të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark