Administrata e presidentit amerikan Barack Obama, më në fund ka botuar 28 faqet e bllokuara të raportit kongresial për 11 shtatorin, ku ndodhet pjesa e lidhjeve me Arabinë Saudite.
Hetimet e mëvonshme kanë arritur përfundimin se nuk ka prova që qeveria saudite apo zyrtarë të lartë sauditë të keni ndihmuar me dijeninë e tyre orkestrimin e këtyre sulmeve.
Mirëpo, disa ligjvënës dhe familjarë të viktimave që nuk besojnë se këto lidhje janë hetuar sa duhet kanë bërë një fushatë prej 13 vjetësh për zbardhjen e këtyre faqeve, shkruan Gazeta Tema.
Urdhëri për klasifikimin e tyre erdhi nga George W Bush për të mbrojtur burime dhe metoda të inteligjencës amerikane, por edhe për të mos rrezikuar inatosjen e Arabisë Saudite, që në atë kohe ishte aleate e ngushte e Shteteve të Bashkuara.
Më vonë, Barack Obama urdhëroi një rishikim për deklasifikimin kapitullit, të cilin Kongresi e vuri më në fund sot në disponim të publikut. Po Arabia Saudite e e ka përshëndetur publikisht botimin.
“Qysh nga 2002, Komisioni për 11 Shtatorin dhe agjensitë qeveritare, duke përfshirë edhe CIA-n dhe FBI-në kanë hetuar përmbajtjen e 28 Faqeve”, u shpreh ambasadori saudit në Washington, duke shtuar se në asnjë rast nuk është gjetur diçka që fajëson qeverinë e tij apo zyrtarë të lartë të saj. /Insajderi.com