AKK detyron Lushtakun të heqë dorë nga biznesi privat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK detyron Lushtakun të heqë dorë nga biznesi privat

    Insajderi
    25 November 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kundër Korrupsion kishte hapur rast ndaj Mërgim Lushtakut, zyrtarë i lartë i shtetit dhe djali i Sami Lushtakut, pasi ai ka qenë duke i mbajtur dy pozita në kundërshtim me ligjin.

    Lushtaku i cili mbanë pozitën e drejtor në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Adinistratës Publike sipas AKK-së ka qenë edhe person i autorizuar në biznesin privat.

    Rasti sipas AKK-së është trajtuar sipas procedurave të parapara për parandalimin e konflikti të interesit në ushtrimin e funksionit publik. AKK e kishin njoftuar Lushtakun se duhet të hiqte dorë nga njëra prej pozitave që mbante, shkruan Insajderi.

    Pas kësaj Lushtaku ka hequr dorë nga biznesi privat dhe se për këto veprime e ka njoftuar Kundërkorrupsionin.

    Me 23 nëntor AKK njoftoi se rasti ndaj tij është mbyllur, por ky institucion njofton se rasti mund të hapet në çdo kohë kur paraqiten rrethana të reja. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark