AKK dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    AKK dorëzon kallëzim penal kundër ministres Rozeta Hajdari

    Insajderi
    14 March 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Ajo dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

    Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj i tha Gazetës Express se kallëzimin penal e kanë dorëzuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    “Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë Buleshkaj.

    Ministrja Hajdari tha për Express se nuk është njoftuar për diçka të tillë.

    “Tash ma dërguan një screenshot por nuk munda as ta shikojë. Do ta shohë pas takimit”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark