Procesi mësimor dhe zgjedhjet lokale, po ndikojnë në mos lirimin e masave anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se kryetarët e komunave kanë kërkuar që të hiqet ora policore dhe bartja e maskës për personat që janë të vaksinuar.
“Sot e kemi mbajt takimin koordinues ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, sa i përket diskutimit rreth situatës me pandeminë Covid-19, u diskutua edhe sa i përket procesit parazgjedhor dhe zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor, por gjithashtu u diskutua edhe çështja e vijimit të mësimit si dhe mundësitë e ngritjes së numrit të infeksionit, pas zgjedhjeve lokale apo pas përfundimit të tre javorit të parë të procesit mësimorë. Për këtë arsye u vendos që të vazhdohet me masat të cilat janë tani për tani në fuqi, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që të hiqet ora policore dhe bartja e maskës për personat e imunizuar dhe personat të cilët ecin vetëm të hiqet, që ata të janë vaksinuar të kenë një trajtim të ndryshëm ndaj atyre nuk janë vaksinuar, në mënyrë që ata të cilët nuk janë vaksinuar të stimulohen, për të bërë një veprim”.
Ibrahimi, tha se kërkesë tjerët e kryetarëve të komunave, ishte që të rritet pjesëmarrja nëpër organizime të ndryshme nga 30 sa është të rritet në 50, raporton EO,
“Kërkesë tjetër ishte që të shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të pjesëmarrësve nëpër organizimet e ndryshme në ambientet e hapura, për personat që janë të imunizuar sepse 30 është numri maksimal, i cili mund të qëndrojë në ambientet e hapura dhe është kërkuar që të rritet numri nga 30 deri në 50”.
“Zëvendësministrja Bunjaku i mori kërkesat e Asociacionit shumë seriozisht, dhe premtoj që do t’i shqyrtojë në ditët në vijim”.
“Nesër të gjitha propozimet nga palët e ndryshme do të diskutohen në Komitetin anti-Covid, dhe pastaj është e fundit Qeveria që vendos se cilat do të janë në fuqi, apo të lirohen”.
Ai ka folur edhe për procesin mësimor, derisa ka thënë se janë duke u zbatuar të gjitha masat anti-Covid.
“Edhe nga mësimdhënësit, nga personeli nëpër shkolla por edhe nga kryetarët e komunave janë duke u zbatuar masat në plotëni anti-Covid, apo rekomandimet e IKShPK-së”.
“Edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunal, gjithmonë jemi deklaruar se prioritet mbetet jeta e qytetarëve, dhe në këtë rast jemi duke kaluar në një faze ku procesi mësimor ka filluar para dhjetë ditëve, dhe duhet një vëmendje e shtuar sa i përket procesit mësimor”, ka thënë Ibrahimi për EO.
Ato shkolla që do të shfrytëzohen si qendra votimi, Ibrahimi ka thënë se një ditë para zgjedhjeve të dezinfektohen, derisa kanë kërkuar që data 18 tetor të jetë pushim, në mënyrë që të dezinfektohen.
“Kërkesë tjetër, është që shkollat që do të shfrytëzohen si qendra të votimit, të dezinfektohen një dit para votimit me 16 tetori, por që 18 tetori të jetë ditë pushimi në mënyrë që ato qendra ato shkolla që janë shfrytëzuar si qendra votimi të dezinfektohen dhe këto kërkesa neve besojmë thellë, që do të gjejnë përkrahje nga niveli qendror”.