Më shumë se 50 zyrtarë shtetëror nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu sic është e paraparë me Ligj.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë 47 zyrtar të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar me arsye ndërsa 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë fare.
Zyratrët që nuk e kanë deklaruar pausrinë në AKK janë kryesisht zyrtarë nga institucionet lokale. Ndërsa Bardhyl Meta, Sami Lushtaku dhe Bujar Bukoshi sipas AKK-së nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye.
“Më shumë se 98 përqind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre komfor Ligjit për Deklarimin e pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë public”, thuhet në një komunikatë për media të AKK-së.