Në orën 18:00 – disa minuta pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi listat e reja të uzurpatorëve dhe institucioneve vendore që shfrytëzojnë pronën publike pa kontratë – Insjaderi raportoi për një pompë benzine në Fushë Kosovë që sipas AKP-së, shfrytëzohet pa kontratë nga një institucion emrin e të cilit nuk e kishte cekur.
Në orën 22:00, AKP ka reaguar duke thënë se AKP nuk po e mban sekret emrin e këtij institucioni por që krejt kjo është vetëm një gabim teknik.
“Ne besojmë se mund të jetë ndonjë gabim teknik në shënime. Megjithatë, ne do të verifikojmë shënimet në terren dhe sipas nevojës do të korrigjohen shënimet përkatëse”, thuhet në arsyetimin e AKP-së, dërguar Insjaderit.