AKP: Dëbuam Hotel Victory, vazhdojmë me uzurpatorët tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKP: Dëbuam Hotel Victory, vazhdojmë me uzurpatorët tjerë

    Insajderi
    03 June 2016 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ndërmorën sot aksionin për lirimin e aseteve të ndërmarrjes shoqërore “AutoPrishtina”. Ata thonë se janë të vendosur që të vazhdojnë me lirimin e pronave të uzurpuara në gjithë territorin e Kosovës.

    Përmes një kumtese për media, AKP njoftoi për lirimin e asetit të Ndërmarrjes Shoqërore “Auto Prishtina”, i njohur ndryshe si Hotel Victory.

    “Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore nga uzurpatorët, sot ndërmori aksionin për lirimin e asetit të Ndërmarrjes Shoqërore ‘AutoPrishtina’, i njohur si Hotel Victory dhe të disa aseteve të tjera të kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

    Aksioni u ndërmor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së po asiston në aksione në terren sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së.

    “Agjencia Kosovare e Privatizimit falënderon Policinë e Kosovës për mbështetje dhe shpreh vendosmërinë për të vazhduar me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, vazhdon më tej njoftimi.

    Ish-zyrtari i lartë i kësaj partie, uzurpatori Bedri Selmani, është dëbuar nga hoteli Victory gati dy dekada nga fillimi i veprimtarisë biznesore në pronën e shtetit.

    Policia ia ka vënë shiritat hotelit dhe ia ka kthyer pronën Agjencisë së Privatizimit, e cila ndërmarrjen Auto Prishtina, pjesë e të cilës është hoteli Victory e ka nxjerr në shitje me anë të likuidimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark