Janë mbyllur edhe dy pompa të derivateve në Veri të Kosovës, më saktë Zveçan e Leposaviq.
Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani.
“Policia e ka asistuar AKP-në e cila ka shku për me i verifiku pronat e veta në Veri të vendit në Zveçan dhe Leposaviq. Dy pompa të derivateve. AKP sipas informacioneve tona ka qenë bashkë me inspektorët e tregut nga MINT dhe ATK, pas kontrollit në këto dy pompa që të dyjave iu janë vënë shiritat nga ana e këtyre zyrtarëve”, tha ai.
Policia ka asistuar pa ndonjë problem, tha Elshani.
Bëhet fjalë për “Nis Petrol” në Zveçan dhe një tjetër në Leposaviq.
Përballë këtij objekti ndodhet Dogana e Kosovës.