Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur të shtunën një mbledhje ku është diskutuar ndër të tjerash për ndërmarrjen shoqërore Trepca e cila administrohet nga AKP.
Në këtë mbledhje “termat e referencës për Studimin e Fizibilitetit për këtë ndërmarrje”.
“Bordi u informua edhe rreth progresit të bërë në lidhje me analizën paraprake të kërkesave të kreditoreve të Trepçës. Gjatë kësaj mbledhje para Bordit raportoi menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça, me ç’rast e njoftoi Bordin për gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe për planet për vitin 2016, duke përfshirë shitjet dhe aktivitetet e planifikuara gjatë këtij viti. Bordi me këtë rast aprovoi planin prodhues dhe financiar, si dhe planin e prokurimit për vitin 2016 për ndërmarrjen Trepça”, njofton AKP.
Po ashtu, AKP njofton se Bordi i Drejtorëve ka aprovuar raportet e autoriteteve të likuidimit për 33 ndërmarrje shoqërore. Sipas këtij vendimi, do të bëhet shpërndarja e fondeve për kreditorët në shumë totale 1.818.548 euro. Në muajt në vazhdim priten edhe shpërndarje të fondeve në mirëbesim edhe për ndërmarrje tjera.
Gjithashtu gjatë këtij takimi Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportet e Komisionit për shitjen 74 e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore