AKP dje shpalli valë të re të privatizimit, Muja thotë se ky proces nuk vazhdon më – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKP dje shpalli valë të re të privatizimit, Muja thotë se ky proces nuk vazhdon më

    Insajderi
    26 May 2022 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi se nuk ka më privatizim të tokave bujqësore dhe të aseteve strategjike me një apo dy euro për një hektar.

    Ai ka thënë se ky proces në Kosovë është ndaluar dhe nuk do të vazhdojë më.

    “Qeveria ka pasur vendim për ndaljen, ose shitjen e tokave bujqësore ose privatizimit. Është ndaluar ky proces dhe nuk vazhdon më. Kemi përzgjedhur asetet strategjike, tokat bujqësore, i kemi tërhequr nga procesi i privatizimit. Nga dy mijë asete, 90 për qind prej tyre janë tërhequr nga procesi i privatizimit. Do të kalojë në Fondin Sovran. 10 për qind të aseteve, do t’i nënshtrohet procesit”, tha ai.

    Ligjvënësi i pushtetit u shpreh se të gjitha ndërmarrjet strategjike janë tërhequr nga procesi i privatizimit. Të njëjtat, sipas tij do të kalojnë në Fondin Sovran.

    “Nuk kemi më privatizim, siç jemi mësuar në Kosovë me pa. Nuk ka më privatizim të tokave bujqësore me 1 apo 2 euro hektari. Ka marrë fund ajo. Të gjitha ndërmarrjet strategjike janë tërhequr nga procesi i privatizimit. Parashihet të kalojnë në Fondin Sovran”, ka thënë Muja në Kanal 10.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark