×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    AKP ia lejon Trepçës shitjen e koncentrateve të plumbit dhe zinkut

    Insajderi
    18 October 2016 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka aprovuar kërkesën e Trepçës Jug për lejimin e shitjes së koncentrateve të plumbit dhe zinkut në këtë ndërmarrje për vitin e ardhshëm 2017.

    Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi propozimin për ofrim për shitje përmes procedurave të tenderimit të 12 mijë tonëve të  mbetjeve të pluhurit të plumbit sipas kërkesës nga Trepça Veri, shitjet e së cilës do të kishin ndikim, jo vetëm financiar, por edhe në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit.

    Po ashtu, Bordi diskutoi raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark