AKP i jep afat tri ditë RTK-së që t'i lirojë pronat e uzurpuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKP i jep afat tri ditë RTK-së që t’i lirojë pronat e uzurpuara

    Insajderi
    23 May 2016 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu së paku thuhet në një ultimatum të cilin kjo Agjenci ia ka drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

    Në vendimin e AKP thuhet taksativisht se asetet e Ndërmarrjes Shoqërore “Radio Televizioni i  Prishtinës”, janë duke u shfrytëzuar aktualisht nga RTK-ja, sipas të dhënave në dispozicion të AKP-së evidentohen në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore të RTP-së.

    Kjo nënkupton se shfrytëzimi pa bazë ligjore nga ana e RTK-së i aseteve në çfarëdo forme paraqet posedim të paligjshëm apo uzurpim.

    rt

    Më tej në vendim e AKP-së, kërkohet që RTK të paguaj qiranë AKP-së për kohën e shfrytëzuar deri më tash si dhe të hy në marrëdhënie kontraaktuele të qirasë me AKP. Ndryshe sipas AKP-së, brenda afatit 5 ditësh duhet të lirohet objekti i RTK-së. Ne vendimin e AKP gjithashtu thuhet se nëse RTK nuk liron hapësirat e AKP-së në mënyrë vullnetare atëherë AKP do të intervenojë së bashku me Policinë e Kosovës.

    Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala, ka deklaruar se ky është presion i radhës ndaj Transmetuesit të vetëm publik dhe vjen pikërisht në kohen kur duhet të zgjedhën anëtaret e rinj të menaxhmentit të RTK-së dhe në kohen kur ligji i RTK-së është në procedurë të ndryshimit për të gjetur zgjidhjen e financimit.

    Sipas Shalës, RTK nuk ka si të jetë uzurpator, pasi që në këto objekte i ka vendosur fillimisht UNMIK-u pa e pyetur fare menaxhmentin e RTK-së. Shala thotë se ky është një mesazh i Qeverisë që ne ta mbyllim gojën e mos të kërkojmë rritje të buxhetit se munden të na qesin krejt jashtë edhe objekteve.

    Shala thotë se të kërcënohesh si medium mjaft kredibil se me forcë policore do të largohen punëtorët dhe të gjitha pajisjet teknologjike tregon për arrogancën e një institucioni që i jep përgjegjësi institucioneve qeverisëse. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark