Zyrtarë të AKR-së dhe NISMA-s gjatë pasdites po joshin votuesit me para dhe gjëra tjera për të votuar kandidatët e tyre, sipas Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK, përmes një kumtese për medie ka thënë se dy partitë, AKR dhe NISMA janë duke shantazhuar votuesit në zgjedhjet e Drenasit.
“Kjo formë e shantazhit dhe presionit është e papranueshme dhe me këtë rast edhe njëherë u bëjmë thirrje këtyre subjekteve politike që të heqin dorë nga tendencat për manipulime dhe prishje të procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Po ashtu, PDK ka thënë se dëshiron të denoncojë qëndrimin e qytetarëve të komunave tjera afër vendvotimeve për të bërë presion ndaj votuesve.
“Kjo pasi disa qytetarë të Malishevës janë parë afër vendvotimeve duke bërë presion ndaj votuesve për të votuar Nismën”, thotë PDK. /Insajderi.com