Në mbledhjen e sotme janë shpallur zyrtarisht zgjedhjet për strukturat e brendshme të partisë, njofton zyra për komunikim e AKR-së.
“Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Drejtues, Kryesisë së Forumit Rinor dhe Kryesisë së Forumit të Gruas së AKR-së, zyrtarisht u shpallën zgjedhjet për strukturat e brendshme të partisë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme, ka deklaruar se rikthimi i Aleancës Kosova e Re, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik.
Për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR, sot është përcaktuar puna, funksionimi, komisionet përkatëse si dhe çështjet tjera me rëndësi, për procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe organizimin e Kuvendit Qendror të partisë si dhe Kuvendet e Degëve dhe të Nëndegëve. /Insajderi.com