Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 853 vëzhgues, për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ditën e diele në komunën e Drenasit.
Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi njoftoi KQZ-në se në këtë grup përfshihen 76 vëzhgues dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për akreditimin e tyre.
Ndërsa një ditë më parë një kërkesë e ambasadorit britanik Ruairi O’Connell për të thirrur OSBE-në që të monitorojë zgjedhjet e së dielës në Drenas, është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /Insajderi.com