Aksesori më i rrezikshëm për marinën amerikane - Insajderi
×
Teknologji

Aksesori më i rrezikshëm për marinën amerikane

Insajderi
12 August 2016 - 22:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është i vogël, mund ta mbash gjithmonë me vete, por është i rrezikshëm për marinsat amerikanë. Bëhet fjalë për celularët. Gjenerali i Marinës Amerikane, Robert Neller ka deklaruar se telefonët inteligjentë i hutojnë tej mase ushtarët dhe rrezikojnë të ekspozojnë vendndodhjen e tyre.

“Nga mendoni se vijnë sinjalet më të mëdha elektro-magnetike gjatë gjithë ekspeditave të marinës? Pse? Sepse të gjithë kanë telefonin ndezur”, tha Neller në një konferencë për shtyp të mbajtur së fundmi në Uashington, shkruan Tch.

Nëse një peshkatar në mes të detit vendos të shikojë profilin e tij në Facebook me një telefon të pajisur me GPS, atëherë të gjithë do ta dinë pozicionin e varkës së tij – vuri ne dukje Neller.

Oficeri i lartë sugjeroi se, përballë këtyre problemeve që shkaktohen nga teknologjia moderne, marinsat duhet të kenë parasysh detyrën e tyre dhe të përdorin vetëm materialet bazë. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark