Aksident ajror në brigjet lindore të Australisë, vdesin dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aksident ajror në brigjet lindore të Australisë, vdesin dy persona

    Insajderi
    05 January 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë humbur jetën në një aksident ajror me një aeroplan të vogël në brigjet lindore të Australisë, në veri të Sidneit.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha në një deklaratë të shtunën mbrëma se shërbimet e urgjencës u thirrën për raportimet e një përplasjeje të një aeroplani në oqean pranë qytetit Nambucca Heads, afërsisht 400 km në veri të Sidneit, në orën 16:00, sipas kohës lokale.

    “Piloti dhe pasagjeri i aeroplanit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht”, ka thënë policia e NSW.

    Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut.

    Policia e ujërave, ekuipazhet e ambulancës dhe një helikopter shpëtimi janë vendosur në vendngjarje.

    Policia e NSW tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB).

    Ndërkohë raportohet se janë gjetur trupat e dy burrave që vdiqën në këtë aksident. /


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark