Një 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Drenoc të Klinës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se informacionet për rastin në fjalë i kishin marrë rreth orës 17:11.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka mundur t’ju bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur”.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.