Aksident horror në Greqi - Shqiptarit i pritet koka aksidentalisht në vendin e punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident horror në Greqi – Shqiptarit i pritet koka aksidentalisht në vendin e punës

    Insajderi
    23 October 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti horror në vendin e punës. Sipas mediave greke, 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike.

    Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.

    Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe një zjarrfikëse.

    Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Stacionin e Policisë së zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark