Një aksident mes dy veturave është regjistruar ditën e së shtunës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Koreticë.
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident.
Kjo u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi
/Insajderi.org/