Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe si pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmi u bë i ditur për Insajderin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.
/Insajderi.org/