Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes tre veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Tre persona kanë mbetur të lënduar.
Këtë për Insajdeirn e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani teksa shtoi se të lënduarit janë duke pranuar tretman mjekësor.
“Me datën 31.10.2024 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresalc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan“, tha ai.
Hashani shtoi se hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.