Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e dy të lënduar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e dy të lënduar

    Insajderi
    10 January 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në Vërmicë. Si pasojë kanë dy të lënduar dhe një i vdekur.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.

    “Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar  informatën lidhur me nje aksidet trafiku në autostradë. Pas angazhimeve  në teren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova” , drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet. Njësitet kompetente policore iu kane përgjigjur rastit, përderisa ekipa mjekësore ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.”, ka thënë Hoxha.

    Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti  i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark