Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen dhjetëra persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen dhjetëra persona

    Insajderi
    02 May 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me dhjetë të lënduar ka ndodhur në fshatin Abri të Drenasit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci i tha se në aksident janë përfshirë pesë automjete.

    “Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha ai.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe Borovci tha se kanë nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

    Më herët në fshatin Gllobar të Drenasit ndodhi një aksident fatal, nga i cili humbën jetën dy persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark