Ka humbur jetën një person në Drenas, kjo si pasojë e një aksident trafiku.
Siç njofton Policia aksidenti i rëndë që ka ndodhur në rrugën “Bardhi i Madh”, në Drenas.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Konfirmimi i Policisë:
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bardh i Madh-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësorë dhe një veturë në lëvizje. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi kujdestar mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri tek ky aksident trafiku”, tha Flora Ahmeti.