
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Prilli” dhe “Martirët e Kombit”, në qytetin e Gjakovës.
Në aksident janë përfshirë një kamion i Njësisë së Zjarrfikësve dhe një kamion i vogël, të cilët janë përplasur mes vete në rrethana ende të paqarta.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, për fat të mirë nuk ka pasur viktima në këtë aksident, megjithatë të dy shoferët kanë pësuar lëndime trupore.
Qytetarët që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes kanë ofruar ndihmën e parë deri në mbërritjen e ekipeve të policisë dhe autoambulancës, të cilat kanë intervenuar menjëherë për të trajtuar të lënduarit dhe për të hetuar shkaqet e përplasjes.
Hetimet mbi rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar nga autoritetet përkatëse.