
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të martën pasdite në Gjermaninë Veriore, kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas nga një urë mbi autostradën A24, në drejtim të Hamburgut.
Sipas raportimeve nga Blick, shoferi i kamionit po udhëtonte nga Berlini në drejtim të Hamburgut, kur ndodhi aksidenti mbi urën që kalon mbi kanalin Elba-Lübeck. Policia njoftoi se në atë pjesë të rrugës kishte një kantier ndërtimi, i siguruar nga një furgon Sprinter dhe një rimorkio që i përkisnin departamentit të mirëmbajtjes së autostradës.
Kamioni u përplas fillimisht me automjetin e mirëmbajtjes dhe më pas doli nga rruga në të djathtë, duke thyer kangjellat mbrojtëse të urës dhe duke përfunduar në një shteg ecjeje pranë kanalit Elba-Lübeck.
Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit dhe një punëtor i mirëmbajtjes që ndodhej në furgon u plagosën rëndë. Megjithatë, sipas autoriteteve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nuk janë në rrezik për jetën.