Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orëve të hershme të mëngjesit në hyrje të Prizrenit.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq një person është lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë Bytyqi.
Pamjet: