Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy të rinj, mes tyre një 18-vjeçar shqiptar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Itali, vdesin dy të rinj, mes tyre një 18-vjeçar shqiptar

    Insajderi
    21 January 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Vignola të Italisë, ku kanë mbetur të vdekur dy të rinj, 18 dhe 24 vjeçar.

    Sipas mediave të huaja, 18 vjeçari që vdiq është shtetas shqiptar, i identifikuar si Idris Kreshpaj, ndërsa viktima tjetër është shtetas maroken i identifikuar si Rida Sidrine.

    Të lënduar kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe 23 vjeç) që ndodheshin në veturë, të cilët kanë pësuar fraktura dhe të nxira.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Vetura në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët të një shtëpie.

    Sipas mediave italiane, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark