Aksident i rëndë në Klinë, lëndohen gjashtë persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në Klinë, lëndohen gjashtë persona

    Insajderi
    16 November 2022 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident ka ndodhur sot mes një veture dhe një kombi, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës.

    Në përgjigjen e policisë, thuhet se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orë 17:20.

    “Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, njoftoj policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark