
Sonte rreth orës 22.00, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident i rëndë, nga e cila tetë persona mbetën të lënduar.
Disa nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërsa disa të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajit.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Kanun Veseli, duke deklaruar se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth ores 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ne hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur nje aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore.
Të lënduar janë 8 persona , disa janë trajtuar ne Kaçanik e disa janë përcjell me pas për Ferizaj”, ka thënë Veseli për Gazetën Insajderi.