Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, një person ka mbetur i lënduar rëndë.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture e autobusit.
Këtë për Insajderin Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Pejës.
“Sot rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha ai për Insajderin.